Trump shpalli kandidaturën për President më 2024, ja reagimi i parë i Joe Biden pas njoftimit të rivalit të tij
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.
Por cili ishte reagimi i presidentit aktual Joe Biden për këtë lajm?
Sipas BBC, gazetarët që udhëtonin me Biden për në Indonezi thonë se ai nuk kishte asnjë koment kur u pyet për fjalimin e Trump.
I pyetur nëse kishte ndonjë reagim ndaj lajmërimit që dha Trump, Biden thuhet se shkëmbeu një vështrim me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se të përgjigjej “jo, jo në të vërtetë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



