Qeveria me Peleshin u ben thirrje bashkive të menaxhojnē situatën e përmbytjeve
Pavarësisht se jemi në mandatin e tretë të qeverisë Rama, ministria e Mbrojtjes vazhdon të pasojë përgjegjësinë për përmbytjet. Kryetarët e bashkive shohin situatën pas perdes në kolltukun që i kanë siguruar votat e bandave kriminale, teksa populli zhytet në ujë. Qeveria nëpërmjet Peleshit i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masa…
Është pak a shumë kjo panorama që po ndodh aktualisht në vend. Ndër qytetet më problematike është Durrësi, ku bizneset dhe automjetet janë përshkruar nga uji. Dëmi është i përmasave të mëdha.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë me një njoftim në orët e para të mëngjesit të sotëm ku i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masa pasi pesë qarqe të vendit mund të rrezikojnë përmbytjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



