E rëndë në Malësinë e Madhe, uji merr para një makinë, dyshohet se në mjet ndodhen babë e bir
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe. uji ka marrë para një makinë, në të cilën dyshohet se ndodhen babë e bir.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia dhe forcat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



