E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Rama do shfrytëzojë Samitin për të shtypur të drejtat e popullit opozitar
Lajme

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Rama do shfrytëzojë Samitin për të shtypur të drejtat e popullit opozitar

Sipas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama do të shfrytëzojë samitin BE-Ballkani Perëndimor për të shtypur të drejtat e popullit opozitar.

E keni njoftuar policinë për protestën?

PD ka njoftuar policinë, kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është i panevojshëm marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar.

Do të jetë një protestë e qetë?

Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.

Cili nga aleatët e PD-së keni ftuar t’i bashkohet kësaj proteste?

Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.