Gazetari pyet i habitur : “Prestige Resort” është televizion, radio, gazetë…. ?
Gazetari Armir Shkurti ka shpërthyer ndaj vasalëv që e quajnë prishjen e ndërtimeve pa leje të Irfan Hysenbelliut një sulm ndaj mediave të tij.
Shkurit thekson fort se nuk mund të jetë një sulm ndaj gazetarisë, ku pronari ulet në një tavolinë me ata që i prishën median e “pavarur”.
“Se na çatë trapin!! Po fort na e çatë ama!!! “Prestige Resort” është televizion, radio, gazetë…. ? Çne “sulm ndaj gazetarisë” hoteli ku pronari kapardiset në tavolinë me ata që sot po i prishin “median e pavarur”
Nastradini i kërkoi kazanin komshiut. Ky ia dha me shumë llafe e pishmanllëqe. Të nesërmen Nastradini ia ktheu kazanin me gjithë një kusi.
– Po kjo? – pyeti i kënaqur komshiu
– E polli kazani – ia priti Nastradini
Pas ca ditësh Nastradini ia kërkoi sërish. Këtë herë tjetri ia dha me qejf kazanin. Ama kaluan ditë e Nastradini s’po ia kthente:
– Kazanin! – ia kërkoi
– Vdiq! – ia priti Nastro
– Si ore vdiska kazani?
– Epo një gjë që pjell a vdes?”,shkruan Armir Shkurti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



