Doktori i Gerti Shehut qê goditi Berishën merret në pyetje nga policia
Doktori i Gerti Shehut që sulmoi kreu e PD-së, Sali Berisha, Sadik Lala, tha për mediat se 31-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai kurohej që prej vitit 2018.
Por tashmë mjeku duket se është duke u marrë në pyetje nga policia. Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
“Mjeku po jep shpjegime për mediat, por edhe pranë autoriteteve policore”tha Rrumbullaku ndër të tjera gjatë një deklarate për shtyp.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



