E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky  është i riu që ndërroi jetë në aksidentin tragjik sot në Kosovë
Lajme

Ky është i riu që ndërroi jetë në aksidentin tragjik sot në Kosovë

Mifail Thaçi është i riu që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm tragjikisht në rrugën Arllat-Makishevë në Kosovë, pas një aksidenti të rëndë.

Viktima ishte banues në fshatin Llapushnik në komunën e Drenasit dhe ndërroi jetë në vendngjarje, pasi automjeti i kuq me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.

Kujtojmë se nga aksidenti kanë mbetur gjithashtu të lënduar pesë persona të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Komuna e Drenasit i ka shprehur ngushëllimet familjes së Thaçit, ndërkohë fotografia e të riut është shpërndarë gjerësisht në mediat e Kosovës.

“Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Komunës.

318407236_632862085311721_1622233789324873280_n-354x600

Njoftimi i plotë i Komunës:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.