E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Gerti Shehun, priten analizat laboratorike
Lajme

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Gerti Shehun, priten analizat laboratorike

Nesër jepet masa e sigurisë

Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën.

31-vjeçari, Gerti Shehu, i cili qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha ditën e protestës së 6 dhjetorit, do të njihet nesër me masën e sigurisë. Mësohet se një ditë para seancës gjyqësore, prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin.

Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën.

Ndërkohë, vijon vëzhgimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të vendeve ku ka lëvizur në tre ditët e fundit 31-vjeçari, përfshirë dhe itineratin që ndoqi ditën e sulmit. Kamerat do të zbulojnë personat me të cilët është shoqëruar i riu, nëse janë persona që mund t’i kenë dhënë udhëzime apo jo.

Vetë 31-vjeçari është shprehur se do të flasë në një tjetër moment për incidentin.

31-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar për kanabis, plagosje të rëndë e prishje të qetësisë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.