E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamëz,  shpërthen automjeti  në  ecje e sipër
Lajme

Kamëz, shpërthen automjeti në ecje e sipër

 Shkaku dyshohet nga  rrjedhja e gazit. Familja me katër anëtarë përfundonë spital

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje e sipër mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Kamëz. Sipas policisë shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit.

Për pasojë janë dëmtuar katër anëtarët e familjes që po udhëtonte me këtë automjet. Ata kanë marrë ndihmën e para mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.

“Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.