E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ky Dhjetor nuk keni parë ndonjëherë! Parashikimi i meterologes për muajin e ardhshëm
Lajme

Si ky Dhjetor nuk keni parë ndonjëherë! Parashikimi i meterologes për muajin e ardhshëm

Duke iu referuar ditës së djeshme, ku temperaturat pësuan një ulje të ndjeshme, mund të themi me siguri se dimri ka ardhur zyrtarisht.

Në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, e ftuara e radhës ishte meterologia e “Meteoalb” Tanja Porja, e cila tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.

Për muajin e ardhshëm u shpreh: “Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”.

Sa i përket ditëve në vijim, fundjava pritet të rikthejë një mot të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do të ketë dhe vranësira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.