E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla  nuk flet  për Ahmetajn: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim
Politikë

Balla nuk flet për Ahmetajn: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, në lidhje me një implikim të mundshëm të ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve.

Balla ka deklaruar se drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe se nuk komentojnë çështje që janë në hetim.

 “Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi”, tha Balla./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.