E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim, me tone të forta: Nuk mund të heshtim…
Publik News

Yuri Kim, me tone të forta: Nuk mund të heshtim…

“Konsolidimi i KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”, ishte aktiviteti i organizuar sot, ku mori pjesë edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Kjo e fundit dha mesazhe të forta në fjalën e saj, para drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

E veshur në të zeza, thyer me një xhaketë kafe, ajo është shfaqur me një pamje  serioze në ftyrë mes njerëzve të lumtur të drejtësisë.

Shqipëria ka një Prokuror të Përgjithshëm të lumtur, një kryetare Këshillit Gjyqësor të qeshur, për të vijuar më tej me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, që pas fjalimit delirues, të tipit “Doni më për Belulin”, rrezatonte lumturi.

Krerët e drejtësisë i kemi të lumtur, se paguhen aq sa nuk e meritojnë me taksat tona dhe përfitojnë shërbime të tëra luksi nga taksat tona, por institucionet e drejtësisë, ende nuk kanë dalë në errësira.

Yuri Kim ka ashpërsuar tonet me politikën edhe pse nuk ka përmenduar emra të përveçëm.

Pas lajmit për largimin e saj, Kim ka nënvizuar se duhet të ketë drejtësi.

Sipas saj, Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që do SHBA-ja dhe për këtë arsye vazhdojnë të besojnë dhe duan drejtësi.

“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin.

Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja.

Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që do SHBA-ja dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi”, ka thënë Kim.

Kim ka deklaruar se nuk mund të heshtin pasi janë miqtë e Shqipërisë.

“Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë. Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë.

Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.

Të përveshim mëngët së bashku, të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt së ardhmes që nuk do të na ngecin diku. Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëjë përpara drejt së ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, është shprehur Kim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.