Niko Brahimaj emërohet në krye të Policisë së Fierit
Niko Brahimaj është një tjetër zyrtar policor që është lëvizur nga detyra që kishte.
Brahimaj është emëruar në Fier, duke u larguar kështu nga Policia shkencore.
Më herët Brahimaj ka drejtuar Policinë e Shkodrës.
Brahimaj ka mbajtur një sërë funksionesh, që nga kreu i policisë së Lezhës, kreu i Komisariatit të Tropojës apo dhe kreu i OFL-së, ndërkohë që ka qenë ndër emrat kryesor për të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vitin 2013.
Kush është Niko Brahimaj
Niko Brahimaj, rreth 19 vite më parë, në 29 nëntor të vitit 2000, ka urdhëruar shoqërimin në Polici të kreut të atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, pas djegies së Komisariatit të Tropojës.
Të gjitha veprimet e kryera natën e shoqërimit të Berishës u bënë të nesërmen pasi ishte djegur komisariati i Tropojës. Pas marrjes së urdhrit nga eprorët Bilbil Mema dhe Veli Myftari, Niko Brahimaj kreu ndalimin e Sali Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



