E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për shpërdorim detyre/nis në GJKKO seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato
Lajme

Akuza për shpërdorim detyre/nis në GJKKO seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato

Ka nisur në Shkallën e Parë të GJKKO-së seanca paraprake për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato. Kjo gjykatë do të njihet me materialet e prokurorisë dhe pretendimet e mbrojtjes që më pas të vendos nëse do e kalojë çështjen për gjykim apo do ia rikthejë edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar hetimet.

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor shqiptar. Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.

Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.