Xholi rezerva për ndarjen e dosjeve në SPAK/ “Duhet elektronikisht që të mos i jetë i manipulueshëm”
Prokurori Adnan Xholi ka rezerva në lidhje me hedhjen e shortit për çështjet që shqyrtohen në SPAK.
Sipas tij duhen ndarë elektronikisht që të mos jetë i manipulueshëm.
Këtë deklaratë Xholi e ka bërë para KLP-së, teksa po shpaloste platformën e tij, në garën për drejtues të SPAK-ut.
“Në lidhje me kompetencat që ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK, Krimet e Rënda ka pasur një vrull se të gjitha krimet e rënda janë transferuar aty. Shorti është manual dhe për publikun do duhet të kishte një short me pajisje elektronike që të mos jetë i manipulueshëm, për ne nuk ka asnjë problem”, ka thënë Xholi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



