E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përndiqte ekonomisten dhe theu arrestin e shtëpisë, i riu: E bëra nga dashuria
Lajme

Përndiqte ekonomisten dhe theu arrestin e shtëpisë, i riu: E bëra nga dashuria

E kishte aq fiksim sa i shkonte përditë në punë. Madje nuk llogariste as një vendim gjyqësor që kishte urdhëruar arrestin shtëpiak. Deri ditën që vajza fut si negociatore shoqen e saj të ngushtë që të ndërhynte dhe ta bindte djalin e fiksuar pas saj, që të mos e shqetësonte më.

Dhe pikërisht në këtë takim, ekonomistja mori telefonin dhe i bëri video për ti treguar policisë se po shkonte përballë tyre me provën që vërtetonte se si 30-vjeçari po e ndiqte këmba këmbës duke i krijuar ankth. Në fakt për policinë kjo provë dhe e dhënë vërtetonte edhe dicka tjetër, që i riu “çmendurisht i dashuruar” nuk duhet aspak ta kalonte pragun e shtëpisë, por duhet t’i bindej gjykatës që kishte shpallur një masë sigurimi personal në kuadër të një procedimi tjetër penal.

Kur ai u arrestua nga policia, ai ju tha agjentëve se e theu arrestin jo për vajzën, por për të ëmën që e kishte të sëmurë dhe duhet të blinte ilace për të. Kjo dëshmi e ka bindur ekonomisten që të lëshojë të deklaratë të dytë, ku të thotë se D.M nuk e kishte shqetësuar aq shumë, megjithëse kallzimi I saj e ndihmoi policinë për diçka tjetër.

Ngjarja e rrallë e të arrestuarit që theu masën iu tregua gazetës ‘Si’ nga policia e Tiranës e cila vazhdimisht e kontrollonte banesën e 30-vjeçarit dhe e gjente aty. Por e vetmja rutinë që ai thyente, ishte për një ekomoniste që nuk hiqte dorë prej saj dhe që kur ajo shkoi në polici. Pas denoncimit edhe ajo u pendua dhe kërkoi ndjesë duke këmbëngulur se K.D po tentonte të lidhej me të dhe ndaj i qëndronte afër punës.

“Ndihesha e frikësuar prej tij dhe rreth drekës i thashë shoqes ta njoftonte që nuk isha e interesuar për të. Ishin duke biseduar të dy kur shoqja i përcolli mesazhin tim dhe sapo K.D më pa u largua me vrap prej meje.”

Këtë fakt kallzuesja e ka filmuar me celular, dhe mbasi telefoni iu nënshtrua kqyrjes, shfaqet i riu duke vrapuar.

“Ky moment nuk mund të konsiderohet përndjekje”, vlerëson policia, pasi i riu duket i shqetësuar nga pamjet filmike dhe është ai që vrapon prej denoncueses. Por në të vërtetë ai nuk i shpëton një hetimi tjetër të hapur me shpejtësi për kryerjen e veprës penale “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

I pyetur nga policia se përse e theu vendimin e gjykatës, ai mohon që ta ketë kryer këtë veprim për shkak të dashurisë ndaj vajzës. Por për një tjetër dashuri, atë për të ëmën.

“E theva gjendjen e arrestit për të blerë ilaçe për mamanë që e kam sëmurë”, – dëshmon i riu i cili pavarërisht lutjes për ndihmë përfundoi nën arrest.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.