Arjan Çani: Kush janë dy burimet e krimit në Shqipëri
Analisti Arjan Çani ka treguar dy burimet kryesore që shkaktojnë ngjarje kriminale në Shqipëri, teksa foli për vrasjet gjatë këtij viti.
Çani tha në emisionin “Top Story” se vrasjet ndodhin për shkak të trafiqeve, kryesisht të drogës dhe për shkak të pronave.
“Krimi më i frikshëm i këtij viti është krimi në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vra i afërmi i Martinajt. Ishte një gjë e pa parë dhe e pa dëgjuar. Kanë munguar shumë elemente të dinamikës së ngjarjes. Është e pamundur të bllokosh një rrugë nacionale për të bërë një vrasje. Mua më ka lënë një shije që pas kësaj ngjarje nuk mund të ketë vetëm një individ, mënyra e ekzekutimit ishte spektakolare, ishte një llahtari. Kjo tregon për një lloj performancë të paparë të krimit në Shqipëri. Po ta mendosh se kush janë burimet e krimit në Shqipëri, dy më kryesoret që gjenerojnë krimin për mendimin tim janë trafiqet në përgjithësi sidomos i drogës dhe prona në Shqipëri. Kemi 30 vite që ende komshiu nuk ka zgjidhur problemet me komshiun”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



