E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albano Velo me armë dhe makina luksoze në mes të Tiranës
Publik News

Albano Velo me armë dhe makina luksoze në mes të Tiranës

Policia ka arrestoi dje një nga autorët e dyshuar si organizator dhe vrarës të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, më 16 dhjetor të vitit 2022.

Është bërë e ditur se Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra por me banim në Tiranë, është arrestuar më 31-dhjetor në Rinas, ndërsa kthehej nga Franca, shtet në të cilin kishte ikur katër ditë pas ekzekutimit të Papës.

Sipas informacioneve zyrtare, Velo dhe bashkëpunëtori i tij, i shpallur në kërkim, prej disa ditësh kishin ndjekur dhe vëzhguar Papën, deri ditën e vrasjes, kur ky i fundit kishte udhëtuar me nënën e tij nga Saranda drejt Tiranës, teksa më pas u vra me 9 plumba në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku”.

Ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.