E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Bulqizë i mori jetën bashkë me gruan dhe vëllain e tij, ky është Kujtim Istrefi
Publik News

Aksidenti në Bulqizë i mori jetën bashkë me gruan dhe vëllain e tij, ky është Kujtim Istrefi

​

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, la të vdekur vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara. Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Ndërkohë personi në foto është i ndjeri Kujtim Istrefi, një nga 3 viktimat e aksidentit fatal. Mësohet se mjeti tip “Benz 240” ku udhëtonte familja Istrefi ka dalë nga një rrugë dytësore nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë. Në momentin që kanë hyrë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit me targa angleze, teksa për shkak të shpejtësisë tejet të lartë “Benzi 240” ku udhëtonin anëtarët e familjes Istrefi(Dehari) është ndarë në 2 pjesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.