Denoncimi i “trafikantit”/ Më kanë vjedhur 100 kilogramë hashash
E zbulon ish-drejtuesi i prokurorisë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka zbuluar mbrëmjen e sotme denoncimin e një “trafikanti” lëndësh narkotike.
Beci tha në emisionin “Review” se gjatë kohës që punonte në organin e akuzës ka marrë denoncime nga më të ndryshmet.
Ai tregoi se një person kishte denoncuar se i kishin vjedhur 100 kilogramë hashash, ndërsa një tjetër kishte denoncuar vjedhjen e gomës rezervë të makinës, ku kishte fshehur 4 kilogramë kokainë.
“Unë personalisht kam pasur një denoncim nga një qytetar nga qyteti i Vlorës, i cili më ka thënë “më janë vjedhur 100 kilogramë hashash” dhe vinte pa frikë dhe bënte kallëzim që i ishte vjedhur hashashi. Në një rast tjetër më thanë që më është vjedhur goma rezervë që kishte brenda 4 kilogramë kokainë. Këtu ka raste nga më të çuditshme që kapen vetë dhe hipin vetë në qerre”, teksoi Beci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



