E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PSG josh Messin, gati kontrata e re për kampionin e botës me sloganin: Leo del në pension në Paris
Lajme

PSG josh Messin, gati kontrata e re për kampionin e botës me sloganin: Leo del në pension në Paris

 PSG synon të nënshkruajnë një kontratë të re me Lionel Messin, duke ditur se aktualja skadon në verë. Në Paris sigurojnë se është një propozim i pamundur për t’u refuzuar. Diçka është e qartë: Messi dëshiron të vazhdojë të luajë në Paris. Atje është i lumtur; familja e tij tashmë është përshtatur.

Edhe entiteti francez është i kënaqur që ka në radhët e tij kampionin e botës. PSG fërkon duart përpara kësaj kontrate të re, që nga njëra anë do të thotë shpenzime të mëdha, por nga ana tjetër do të sjellë përfitime të shumta. Leo fiton rreth 30 milionë euro në vit në Paris.

Pavarësisht moshës së tij (35 vjeç), është e qartë se një kampion bote si Messi vlen më shumë se sa është perceptuar deri më tani dhe paga e re duhet të shkojë te 40 mln euro. Klubi do të përfitojë nga imazhi i tij.

Ideja e PSG është se tërheqja nga futbolli Messit do t’i ndodhë te ky klub. “Leo del në pension në Paris”. Ky është slogani që PSG dëshiron të transmetojë në të ardhmen, gjë që në nivel imazhi mund t’i japë të ardhura dhe besueshmëri.

Zbarkimi i Leos në Paris çoi në afrimin e deri 10 sponsorëve të rinj, e njëjta gjë pritet të ndodhë me rinovimin. Te PSG po bëjnë kujdes edhe në aspektin sportiv, duke dashur t’i tregojnë Messit se ai është po aq i vlefshëm sa Mbappe. Kampioni i botës nuk nxitohet, ai do të vlerësojë me detaje çdo gjë, për të firmosur apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.