E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Basha: Protesta nesër do jetë paqësore do filmojmë policët

Basha: Protesta nesër do jetë paqësore. Drejtuesi e shtetit do t’i monitorojmë.

Top-Channel e bëri baltë fare

18:30, 23/04/2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka këmbëngulur se protesta e nesërme e opozitës me bllokimin e transportit për 1 orë do të jetë e paqësore dhe pa dhunë.

Duke folur nga çadra e lirisë, Basha paralajmëroi drejtuesit e policisë se do të jenë nën monitorim nëse tentojnë që të bllokojnë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

“Kështu do të jetë dhe nesër. Protestë paqësore dhe madhështore. Drejtuesit e kupolës së shtetit do të vëzhgohen nga toka dhe nga ajri. E paprecedent keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama. Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme me një polici të nënshtruar.

Nesër bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00. Të gjithë bashkë. Artistë, sportistë, gazetarë, të rinj e të reja do të jenë aty me ne”, u shpreh Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës sulmoi sërish Top-Channel për lajme të rreme në lidhje me deklaratën e policisë se nuk i ka dhënë leje opozitës për të protestuar.

“E kemi Top-Channel këtu? Cila është kamera e Top-Channel? Po dy herë në ditë fake news. E bëre baltë fare. Nuk jep leje policia për grumbullime paqësore. Ligji kërkon vetëm të njoftohet. Njoftohet dhe është njoftuar. Ndaj hiqe si fake news, po ta falim dhe po ta konsiderojmë injorancë”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.  Pas Bashës ka folur Dashamir Shehu, Nard Ndoka të cilët kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive neser ne protestë.

Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.