Mbipopullimi në burgje detyron Ministrinë e Drejtësisë për amnisti
Mbipopllimi i burgjeve po detyron Ministrinë e Drejtësisë “të hap dyert” për disa të burgosur. Aktualisht në Shqipëri janë 2200 të dënuar dhe 2800 të paraburgosur. Numri është mjaft i lartë duke bërë që në institucionet e vuajtjes së dënimit mos të ketë kushtet e duhura të qendrimit.
Ulsi Manja konfirmoi ditën e mërkurë një amnisti penale për të burgosurit gjatë vitit 2023. Për herë të parë në Shqipëri, numri i të paraburgosurve është më i lartë se numri i të burgosurve. Ngërçi i krijuar me institucionet e drejtësisë duke zvarritur gjyqet, ka bërë që shumë shqiptarë të arrestuar për riparimin e shtëpisë, të rinjtë e dënuar për një cigare hashash apo veprave të tjera banale, të mbeten në qeli.
Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, nuk kanë aplikuara forma lehtësuese për situatat e ndryshme, por shkohet direkt në arrestim e më pas në paraburgim. Nga ana tjetër, ligji për ekzekutimin e vendimeve penale e ka të qartë që të paraburgosurit nuk mund të mbahen në të njëjtat ambiente me të burgosurit nesë nuk ka një vendim të formës së prerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



