E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i  Biden jetonte me ‘qira’ te banesa ku u gjetën dokumentet
Bota

Djali i Biden jetonte me ‘qira’ te banesa ku u gjetën dokumentet

Thellohet më tej skandali i dokumenteve të klasifikuara, të gjetura jo vetëm në qendrën e presidentit amerikan, Joe Biden, por edhe në rezidencat e tij private.

Raportohet se Biden mbante dokumente sekrete në garazhin e një banese private.

Ndërkohë demokratët kanë nisur të shprehin shqetësim për këtë skandal, duke hedhur dyshime se Biden mund të ketë vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Ndërsa mediat raportojnë se banesa ku janë gjetur dokumentet, përdorej nga djali i diskredituar i presidentit, Hunter Biden.

Ky i fundit është përfolur vazhdimisht për lidhjet e tij me Kinën, por edhe për përdorimin e drogave të forta.

Por edhe pse Hunter Biden jetonte në banesën e babait të tij, ai merrte plot 50 mijë dollarë në muaj për të paguar qiranë.

Kështu raporton gazetarja Miranda Devine e ‘New York Post’.

Madje në një moment, Hunter Biden pati pretendime se kjo shtëpi është në pronësi të tij.

Presidenti amerikan ka pranuar se i mbante dokumentet sekrete në garazhin e makinës së tij Corvette.

Në mesin e dokumenteve të zbuluara në shtëpinë e Joe Biden janë edhe dokumente për Iranin dhe Ukrainën.

Kujtojmë se Hunter Biden ka qenë i punësuar nga një firmë ukrainase gazi, ndërsa opozita e ka akuzuar presidentin amerikan se është përfshirë në aktivitete korruptive për të ndihmuar të birin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.