E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia dhe Ukraina bashkëpunojnë për shkëmbimin e 1000 të burgosurve
Lajme

Rusia dhe Ukraina bashkëpunojnë për shkëmbimin e 1000 të burgosurve

Rusia dhe Ukraina kanë përgatitur një marrëveshje të madhe shkëmbimi të të burgosurve, sipas autoriteteve turke.

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Lubinets, u takuan javën e kaluar në Ankara për të diskutuar marrëveshjen, sipas komisionerit të të drejtave të njeriut të Turqisë, Seref Malkoc.

Ai tha se Rusia dhe Ukraina shkëmbyen listat në një takim ku mori pjesë Malkoc, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të sigurojë një “korridor humanitar” në Stamboll, për çdo shkëmbim të tillë të të burgosurve.

Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan diskutuan shkëmbimin e burrave të plagosur në Ukrainë mes çështjeve të tjera në një telefonatë të sotme, tha Kremlini.

Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbime të shumta të të burgosurve, më së fundi më 8 janar, ku shkëmbyen 50 ushtarë nga secili vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.