Sa të burgosur shqiptarë kemi në Angli
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka treguar mbrëmjen e sotme shifrën e shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Krashi tha në emisionin e Erla Mëhillit se numri i qytetarëve shqiptarë në burgjet britanike është 1320.
“Ka një përbërje qytetarësh që janë pjesë e kontigjentit që janë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar gjatë vitit 2022 me gomone përmes La Manshit dhe një pjesë tjetër që janë të dënuar nëpër burgjet britanike dhe numri i qytetarëve shqiptarë në burgjet britanike është 1320. Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar e ka 1320”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



