E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është 50-vjeçarja që u  gjend e  mbytur në lumë: Vuante nga epilepsia!
Lajme

Kjo është 50-vjeçarja që u gjend e mbytur në lumë: Vuante nga epilepsia!

Suzana Dika u raportua një ditë pranë person  e zhdukur. Të afërmit e saj njoftuan largimin nga banesa të 50-vjeçares. Gjatë mesditës së kësaj të mërkure, trupi i saj është gjetur i mbytur në lumin e Shkumbinit.

Është nevojitur prania e polumbarëve për të nxjerr pas disa orës nga lumi Suzana Dikan. Po ashtu në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe një automjet i zjarrfikseve si dhe një eskavator, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit.

Policia e Elbasanit kanë dhënë detajet e para nga ngjarja tragjike. Suzana vuante nga epilepsia dhe dyshohet se ajo ka qenë e pavetëdijshme në momentin kur është larguar nga banesa ku jetonte në fshatin Mjekës.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan. Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.