Korçë,makina përfundon në kanal
Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e kësaj të premte fshatin Bulgarec të Korçës. Si pasojë e goditjes, njëri prej mjeteve humb kontrollin dhe ra në kanali anësh rruges. Gjatë përplasjes, mësohet se në makinën që ra në kanal, kanë qenë dy fëmijë dhe një grua brenda mjeteve.
Ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për kontroll, janë jashtë rrezikut. Drejtuesi i mjetit të parë është kthyer papritmas në kryqëzimin e këtij fshati duke sjellë edhe përplasjen e mjetit që vinte pas tij, pasi edhe drejtuesi i mjetit benz do të shkonte në të njëjtin fshat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



