E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një anije me peshkatarë nga Koreja e Veriut zbarkon papritur në Japoni
Bota

Një anije me peshkatarë nga Koreja e Veriut zbarkon papritur në Japoni

Një anije me tetë burra që pretendojnë të jenë peshkatarë nga Koreja e Veriut, ka zbarkuar bregdetin e Japonisë.

Policia japoneze tha se ata u gjetën në portin e qytetit Yurihonjo mbrëmjen e djeshme dhe u arrestuan.

Koreano-veriorët u kishin thënë autoriteteve se u përballën me një stuhi dhe se përfunduan duke u zhvendosur në ujërat japoneze.

Japonia has rregullisht anije peshkimi nga Koresë së Veriut në territorin e saj, dhe rojeve të saj bregdetare ju është dashur shpeshherë të shpëtojnë peshkatarët.

Në incidentin e fundit, autoritetet japoneze thanë se burrat ishin në gjendje të ecnin pa ndihmë. Një përkthyes korean është sjellë për të ndihmuar në zbardhjen e detajeve të historisë së tyre.

Hachiro Okonogo, kryetar i Komisionit Kombëtar të Sigurisë Publike, u tha gazetarëve se 8 burrat u zhvendosën në veri lindje të Japonisë.

Mediat japoneze raportuan se ata me sa duket po peshkonin për kallamar. Fotot treguan anijen të pajisur me disa llamba , të cilat shpesh përdoren nga peshkatarët për të tërhequr peshk gjatë natës.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.