Pezullohet nga detyra shefi i Trafiqeve të Paligjshme në Elbasan
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan.
Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën pasi nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



