Pezullohet nga detyra efektivi në Gramsh
Pezullohet nga detyra një punonjës policie në Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Bëhet fjalë për Inspektorin me iniciale I.B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh.
Nga hetimet e kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orjentuar që t’i shmangen kontrolleveve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.
Gjithashtu, ai i ka orjentuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.
Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



