E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pastruesja Rozeta Dobi: Alda më kërkoi t’i ruaja paratë me çanta, vjedhjen e inskenova
Publik News

Pastruesja Rozeta Dobi: Alda më kërkoi t’i ruaja paratë me çanta, vjedhjen e inskenova

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Dëshmia e pastrueses,  çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:oo dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.