E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani me “7-përqindëshin”, kap mat Rilindjen
Publik News

Manjani me “7-përqindëshin”, kap mat Rilindjen

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hequr paralele mes rastit të 700 mijë eurove të Ilir Metës, për të cilin u thirr protestë dhe rastet e inceneratorëve apo dhe vjedhjeve si në rastin e Alda Klosit.

“Dmth, për ta përmbledhur fabulën e rilindjes:

Për disa fjalë, ku përmendeshin 700 mijë euro në një videoregjistrim ndërmjet shokësh (Meta -Prifti), u thirr një protestë e dhunshme e cila degjeneroi në dhunë të përgjakshme.

Me viktimat e kësaj dhune Rilindja vijon të mashtrojë për të ndenjur në pushtet”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Ndërkohë, sipas tij,  vetë rilindja në pushtet kapet mat me qindra mijë euro nëpër dyshekë e aspiratorë, miliona euro në koncensione e inceneratorë, miliona të tjera që shpërndan nëpër miq pa garë, mijëra metra katrorë pasuri publike që e japin sikur t’ua ketë lënë baba.

“Sillen si pronarë të Shqipërisë dhe skllavopronarë të shqiptarëve.   Kapet mat duke blerë vota e vjedhur pushtet.

Kapet mat duke blerë edhe Amerikanër, të cilët e ndihmojnë të shkatërrojë opozitën dhe demokracinë.

Dhe këta të fundit për disa qindra mijë dollarë e bëjnë. Kapet mat duke thyer embargo e duke afruar rusë në kocensione..Të gjitha këto ngjarje janë të faktuara me fakte dhe jo me fjalë.

Të faktuara edhe ndërkombëtarisht.

Me fjalët pa euro të Metës e Priftit, nuk mund të mbulohen dot më eurot pa fjalë të zëna në flagrancë në aspiratorët, inceneratorët e duart korruptive të rilindjes.

E megjithatë, fajin e ka Saliu!!

Nuk e di, dmth..”, shkruan më tej Manjani.

Për videon Meta-Prifti u bë një protestë e përgjakshme/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.