E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër gjërat që s’duhet t’i thoni kur gënjejnë fëmijët tuaj
Lajme

Katër gjërat që s’duhet t’i thoni kur gënjejnë fëmijët tuaj

Herën e parë që më gënjeu djali im, e mora shumëpersonalisht. Edhe pse e dija që një ditë dokjo gjë të ndodhte, nuk mund të mos shqetësohesha. Më pas, fillova ta kapja edhe herë tëtjera teksa më thoshte gënjeshtra dhe nisa të pyesja veten:”A ka diçka që nuk shkon?”.Megjithatë, duhej t’i kujtoja vetes se fëmijët janë njerëz, dhe ndonjëherë njerëzit gënjejnë.

Gjithsesi doja t’i shkoja menjëherë në fund, pra të shmangiagënjeshtrat e tim biri dhe bashkëme to edhe problemet e ardhshme. Megjithatë, kur fillova të bëja kërkime në internet, e kuptova se qasja ime kishte qenë që në fillim e gabuar. Nëvarësi të mënyrës se si e trajtoni fëmijën tuaj kur gënjen, kjo do të bëjë edhe diferencën e madhe. Ja cilat janë 4 gjëra që duhet të mos ia thoni fëmijës tuaj, kur e kapni duke thënë njëgënjeshtër.

1. Do të të besoj vetëm një herë, me kushtin që të mosndodhë më në të ardhmen

Në fillim e përdorja shpesh këtë frazë, derisa e kuptova se kjo strategji nuk do të funksiononte. Kur e thoni këtë fjali, jeni duke shprehur dyshime, por nuk e adresoni problemin. Kur fëmija juaj gënjen, ju duhet ta përballoni atë përmes njëbisede të drejtpërdrejtë.

2. Ma shpjego pak këtë

Synimi im me këtë pyetje, ishte ta bëja atë që të më ndihmonte që ta kuptoja. Megjithatë, fëmija im është i zgjuar dhe dinte të më thoshte saktësisht atë që duhej të dëgjoja. Por në vend të kësaj, kërkojuni fëmijëve tuaj të jenë të sinqertë, dhe bëjuani të ditur se jenigjithmonë të vetëdijshëm kur ata gënjejnë.

3. A po thua të vërtetën?

Këtë pyetje të gabuar ia kam bërë gjithmonë tim biri, kur kam pasur ndjesinë se po më gënjente. Por sapo kam shprehur dyshime se po gënjen, ai është zemëruar. Kur ia bëni këtë pyetje, krijoni terrenin që kjo të ndodhë. Në vend të kësaj, provoni një qasje më të drejtpërdrejtë.

4. Nuk do të të besoj më kurrë

Kur ia thoni këtë nga zhgënjimi, po krijoni terrenin për situata të ngjashme tjera në të ardhmen. Sepse ata mund të pyesin veten:”Nëse nuk do të më besojnë më kurrë, atëherë çfarë kuptimi ka të them të vërtetën?”. Ndaj duhet që t’i besoni sërish atij. Sigurisht, do t’iu duhet pak kohë. Mjafton tëvazhdoni të punoni me ta dhe t’i nxisni të korrigjojësjelljen.Përsëritjuani vazhdimisht se cilat janë pasojat e gënjeshtrave dhe mos lejoni hapësirë për to.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.