E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Turqi/ Presidenti Begaj, Meta e Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për viktimat
Lajme

Tragjedia në Turqi/ Presidenti Begaj, Meta e Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për viktimat

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur përkrahjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave që kanë humbur jetën pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

Begaj shkruan se populli shqiptar është në krah të familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ministrja Olta Xhaçka kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të goditura nga tërmeti tragjik.

Përmes mesazheve në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se se në këto momente Shqipëria ëshët e gatshme të ndihmojë Turqinë.

“Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan Meta.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Xhçka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.