E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat nuk janë për “hallin” e Berishës!
Politikë

Protestat nuk janë për “hallin” e Berishës!

-Çdokush tashmë e di se “non grata” është lobim personal kundër Berishës. Të ketë gjë në dosjen kundër tij, e hap SPAK e Berisha shkon pas hekurave.
-Të ishte qëllimi i Berishës marrja e PD, atë ia ka arritur ndaj protesta nuk është as për këtë.
-Të jetë se ai do pushtet në opozitë, nuk do të dorëhiqej dhe të gjithë e dimë se askush nuk do ta hiqte.
Nëse mendoni se kjo është betejë për demokraci e kundër një qeverie thellësisht korruptuese; nëse mendoni se ekonomia, rendi dhe siguria e jetës janë si mos më keq, protesta është vendi më i mirë për ta treguar.

Përndryshe, rrini në shtëpi dhe ndiqeni atë nga TV, duke menduar gabimisht se po dolët, dilni për Berishën. Pavarësisht gabimeve në pushtet dhe në opozitë, ai nuk ka asnjë nga hallet tona të përditshme. Nuk ka gjithashtu asnjë hall apo synim politik.
Përpara se të mendojmë për Berishën, të mendojmë për veten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.