Aksident i rëndë në hyrje të Lezhës/ Ndërron jetë një person
Nje aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor rreth 40 vjeç.
Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra këmbësori, i cili nuk është identifikuar.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



