Tritoli në hotelin “Bizant” në Sarandë, shoqërohet në polici djali i Spiro Çabirit
Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Mësohet se 5 kg tritol janë vendosur në hotelin dykatësh Bizant, i cili është shkatërruar plotësisht.
Shpërthimi ka qenë i madh dhe fatkeqësisht janë dëmtuar edhe bizneset e tjera përreth.
Policia është duke hetuar për ngjarjen, por ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët e kësaj ngjarjeje në kufijtë e një akti terrorist.
Hoteli që u rrafshu brenda pak sekondash ka dy ortakë aktualisht, Spiro Çabirn dhe Evangjeli Dhimitrin. Vangjel Shtuka ka qenë gjithashtu ortak në këtë hotl, por është ndarë nga jeta kohë më parë.
Prej më shumë se 10 vitesh këta ortakë janë në gjyq me njëri-tjetrin dhe Gjykata ende nuk ka vendosur se kujt do i kalojë në pronësi hoteli.
Një nga personat e shoqëruar në Sarandë për rastin e shpërthimit në hotel është djali i Spiro Çabirit, ku sipas burimeve i kanë bllokuar edhe makinën.
Sipas vendimit te gjykatës 90% te hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



