Berisha: Pse janë trembur socialistët
Videot erotike nuk do t’i gjeni te unë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për akuzat e ngritura nga ministrja Anila Denaj se ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj ministreve femra.
Berisha tha se dosja e McGonigal i ka futur frikën në palcë zonjave socialiste.
Përsa i përket videove erotike, kryedemokrati tha se nuk do ta gjejnë te ai, por do të shkojnë para drejtësisë.
“Një akuzë, një denoncim i bërë McGonigalit ditën e premte në konferencë të shtypit, i paska futur frikën në palcë zonjave socialiste.
Kjo është e pabesueshme, kjo është sikur si vetëakuzë. Edhe njëherë ju them, asnjë video e asnjë mesazh të videos erotike nuk do ta gjeni tek Sali Berisha, përveç rasti McGonigal, do të shkojnë të gjitha në drejtësi.
Ose krijoni një komision dhe hajdeni ti shifni.
Tani na presin qytetarët”, theksoi Berisha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



