E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i shkruan një Letër të  hapur  Sekretarit të  Shtetit Anthony Blinken
Lajme

Gazetari i shkruan një Letër të hapur Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken

Gazetari Hysni Gurra i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken 

Letra e  plotë

Në vëmendje të shkëlqesisë së Saj, ambasadores në Tiranë.

I nderuar sekretari Blinken,

Edhe sot e kësaj dite megjithëse po bëhen plot tri vite unë e mbaj mend pothuaj përmendësh deklaratën tuaj të 21 majit të vitit 2019, ku ju akuzuat një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare për “korrupsion domethënës”.

Fjalët tuaja ende bëjnë jehonë në vendin më pro amerikan në kontinent. Për të shmangur keqkuptimet unë po i riprodhoj.

“Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, ai ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.”

Këto fjalë unë, dhe besoj edhe të tjerë si unë nuk i kanë besuar atëherë.

Por sot unë  ju kërkoj ndjesë!

Koha, ky gjykatës i pagabueshëm ju ka dhënë të drejtë plotësisht. Më vjen turp që nuk u besova këtyre fjalëve të sipërshënuar më 2019.

Më vjen keq për veten që kam kaluar plot tre vite me dyshime.

Fjalët tuaja të 21 majit të 2019,  ushtojnë sot në mendjen dhe zemrat e çdo shqiptari. Për fat të keq, kryeministri i vendit tim rezulton i përfshirë në korrupsion domethënës. Nuk e them unë. E thotë media ndërkombëtare, sidomos media amerikane, e thonë organizatat ndërkombëtare të specializuara, e thonë raportet e thonë faktet, dhe nuk ka shqiptar që nuk është i bindur.

Por besoj se në fjalët tuaja ka patur vetëm një gabim të vogël.

Zyrtarët tuaj kanë bërë një gabim.

Gabim shtypi, i themi ne nga Shqipëria.

Më 2019  që prej 7 vitesh ishte kryeministër Edi Rama dhe jo Sali Berisha sikundër ua kanë paraqitur.

Për këtë shkak në tuiterin tuaj te 2019 ka dalë emri i Sali Berishës dhe jo i Edi Ramës.

Korrigjoni emrin dhe fjalët tuaja nuk i lëviz topi.

Sa për çështjen e korruptimit të zyrtarit më të lartë në historinë e FBI, këtë ja kemi lënë drejtësisë amerikane.

Shpresoj që edhe drejtësia e vendit tim të bëj punën e vet. Do të mbetem i zhgënjyer nëse nuk e bën. SHBA ka investuar milionë dollarë për reformën në drejtësi. Më vjen keq për taksapaguesit amerikanë si për taksat e mia.

Zoti sekratar i shtetit

Nuk mund të rri pa theksuar se sidomos te kjo pjesa e korrupsionit dhe masave llogaridhënëse…. keni qenë me të vërtetë profetik.

Edhe njëherë ndjesë se nuk ju kam besuar, por kjo ka ardhur kryesisht për mungesë të informacionit që kam patur.

Me konsideratë të lartë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.