E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier,kush është pronari me dy emra që u vendos në pranga, për  ‘shtëpi bari’
Lajme

Fier,kush është pronari me dy emra që u vendos në pranga, për ‘shtëpi bari’

Pesë dhoma të kësaj vile ishin shndërruar në ambiente për kultivimin e bimëve narkotike. Një operacion i koduar “Vila” u zhvillua në fshatin Dërmënas të Fierit.

Policia sqaroi se pronari i ndërtesës kishte përshtatur njërin kat për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pas raportimeve në polici për aktivitetin e paligjshëm, forcat e rendit u vunë në lëvizje duke arrestuar pronarin e ndërtesës, Erjon Marini, i cili njihej edhe me emrin Xhevair Gashi.

Në pranga përfunduan edhe dy punonjës të OSHE-së, përkatësisht një faturist dhe një elektricist, të cilët nuk ka denoncuar aktivitetin e paligjshëm. Policia sqaroi gjithashtu se janë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo brenda ambienteve të përshtatura për rritjen e tyre.

Gjatë aksionit u sekuestruan edhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës. Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës 3-katëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.

Policia tha se ka dyshime që në këtë aktivitet janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilën po zhvillohen hetimet. Sakaq, në lëvizje është vënë edhe Prokuroria e Fierit për hetimin pasuror të pronarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.