E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria dhuron 1 milionë euro pas tërmetit shkatërrues
Lajme

Shqipëria dhuron 1 milionë euro pas tërmetit shkatërrues

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës sensibilizuese “Turqia një zemër”.

Në një lidhje telefonike, ndërsa  fushata sensibilizuese transmetohej në 13 kanale televizive në Turqi, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe mbështetjen për popullin turk.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, u shpreh  Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.