Kryemadhi paralajmëron Ramën për inceneratorin e Tiranës/ “Ke për ta ngrënë kallup siç ke qejf”
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar debatin në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas reagimit të këtij të fundit, ku u shpreh se opozita po sulmon ministret e qeverisë Rama.
Kryemadhi ka replikuar, duke i kujtuar Manjas se gratë mborhen vetë edhe kur kanë burrat të fortë.
Ajo u shpreh se nuk është në dakort që gratë t’i nënshtrohen kryeministrit duke firmosur kontratat e tij apo kontenjerët e bananeve me drogë.
Mes të tjerash ajo nuk i kurseu ironitë për Ramën, ndërsa shtoi se ai do ta hajë kallup me firmën që ka dhënë për inceneratorin e Tiranës.
“E kuptoj shumë mirë qëndrimin tuaj ndaj grave ministre. Jam dakord kur thoni; jam krenar ku punoj me zonja. Dhe unë jam krenare kur punoj me gra luftëtarë. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit, që firmosin për kontratat e tij apo për kontejnerët e bananeve dhe brenda ka drogë. Nuk jam dakord kur përdoren ministret dhe ministrat për interesat e Ramës, qoftë për t’i çuar në vizita jashtë shtetit apo në bisedime të fshehta që e dini mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrë më primitive, edhe për Portin e Durrësit. Pse nuk firmosi kryeministri juaj? Nuk jam dakord për ato që firmos. Vetëm një gjë firmosi ai, inceneratorin e Tiranës. Aty ka për ta ngrenë kallup siç e ka qejf ai. Gratë e forta mbrohen edhe kur nuk i kanë burrat e fortë.”, tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



