E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet shkodrani i dënuar me 11 vite burg. Ja për çfarë akuzohet
Lajme

Ekstradohet shkodrani i dënuar me 11 vite burg. Ja për çfarë akuzohet

Një i dënuar me 11 vite burg është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri. Burime policore thanë se është ekzekutuar një vendim gjykate ndaj 40 vjeçarit me inicialet B. V, 40 vjeç banues në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, i dënuar me 11 vite burg.

Ky person u ekstradua me 21 nëntor nga Kosova në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Gjykata e Shkodrës me një vendim në 26 dhjetor 2007 e ka dënuar 40 vjeçarin me 11 vite burg ndërsa gjykata e apelit në Shkodër me vendimin e datës 21 maj 2008 e ka lënë në fuqi.

I ekstraduari me inicialet B. V është akuzuar për veprat penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Tashmë 40 vjeçari do të vuaj dënimin e tij me 11 vite burg ndërsa ka arritur që për 9 vite të qëndrojë i fshehur duke mos arritur që të arrestohet por pa gjetjes dhe kapjes së tij do të detyrohet të vuaj dënimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.