Erik Fullani kapet me armë në ish-Bllok, policia: E ka me leje, punon bodyguard!
Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, u shoqërua në komisariat pas kontrollit nga policia. Ai u kap me një pistoletë me vete, e cila, sipas policisë ka rezultuar me leje.
Ajo që duket si e çuditshme në këtë rast është se policia sqaron se djali i ish-guvernatorit punon si bodyguard brandaj dhe armën e ka me leje. Policia bën me dije se atij i është vendosur 20 000 lekë të rinj, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit.
Se sa e besueshme është kjo, ju mbetet ju ta vlerësoni.
“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.
Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



