E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inaugurimi i Klinikës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë/ Manjani: Është hapur që në 2016
Lajme

Inaugurimi i Klinikës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë/ Manjani: Është hapur që në 2016

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverisjen “Rama 1”, Ylli Manjani  thotë se Klinika Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë është ri-inauguruar sot, pasi sipas tij ishte hapur  që me datë 13 Maj 2016.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “Kush ka kuriozitet të bëjë një google dhe do bindet për këtë. Memoria elektronike të paktën funksionon, se ajo zyrtare ka humbur!”

Postimi i plotë:

Ri-inagurim….
————-
Sot qënka ri-inaguruar Klinika Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, që ishte e hapur që me datë 13 Maj 2016.

Kush ka kuriozitet të bëjë një google dhe do bindet për këtë. Memoria elektronike të paktën funksionon, se ajo zyrtare ka humbur!

Nejse, te them të drejtën nuk kam asnjë xhelozi. Mirë është që në Ministrinë e Drejtësisë të ofrohet ndihmë ligjore falas. Fundja kjo ministri ska tjetër punë tashmë për të bërë.

E reja ishte që tre ministra paskan nënshkruar diçka.

Nuk jam kurioz ta di se ndonje sajesë idiote ka qenë, por meqë pashë dhe Ministren e Shendetit më erdhi ndërmend një detyrim ligjor i saj: trajtimin shëndetësor të rreth 200 të dënuarve që janë me sëmundje mendore!

E ka detyrim me ligj Ministria e Shëndetësisë ti bëjë derman atyre njerëzve që nuk trajtohen, madje keq trajtohen, ne burgun e Zaharisë dhe jo vetëm!

Sidoqoftë, jetë të gjatë klinikës ligjore në shërbim të nevojtarëve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.