Berisha u kërkon gazetarëve : Nxirrini nga arkivat udhëtimet e tij në Kinë, mediat atje hapeshin me titujt…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po grabit çdo pasuri të mundshmë të shqiptarëve.
“Rama është një njeri i cili vendos bordet e etërve të tij dhe thotë janë të dobishme dhe përmes tyre u merr qytetarëve nga xhepat paratë e tyre. Një njeri i cili grabiti pasurinë më të madhe të kombit shqiptar, Portin e Durrësit.
Si ka mundësi t’i japë tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Edi Ramës. Shkoni pyeteni ministren e Turizmit se me çfarë definicioni i jep thjeshtrës së Ramës tendera. Një njeri që Olsin e ka peshkaqenin më të rrezikshëm. I nxirrni nga arkivat udhëtimet e Olsit në Kinë. Mediat kineze hapeshin me titullin vllai I kryeministrit shqiptar, etj, etj. Po si u bë Abi Bank kryebanka e vendit? Bankat e tjera ikën sepse u bë banka e Lindës, të tjerat u larguan.
Këta janë njerëz pa shpirt. Ju keni Erion Velinë, vë taksë arsimin në kundërshtim me kushtetutën. A mund të vërë një njeri taksë për arsimin kur arsimi është falas. Mundet se paratë i ndan me Edi Ramë. Te djegësit mizor ka qenë Edi Rama”, është shprehur Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



