E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj  ‘qeras’  drejtorin e tij në Bashki  me grante nga 30 MILION Lekë
Politikë

Erion Veliaj ‘qeras’ drejtorin e tij në Bashki me grante nga 30 MILION Lekë

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit të Bashkisë Tiranë përfiton nga fondet e Bashkisë Tiranë, nëpërmjet “Shoqatës Jo Fitimprurëse” të bashkëshortes

Ermir Puka, Drejtori i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit të Bashkisë Tiranë nuk mjaftohet me pagën prej 1 milion e 300 mijë lekë që e merr nga taksat e qytetarëve, por ka vjelë çdo vit fondet publike të Bashkisë Tiranë duke i qarkulluar brenda rrethit familjar.

I vetshpalluri “i mbrojturi” i kryetarit, i jep vetes të drejtë të ngjyejë duart në milionat e fondeve të Bashkisë Tiranë.

Në çdo datë të caktuar të çdo muaji mblidhet Këshilli Artistiko-Kulturor për të vlerësuar thirrjet për “Aplikim për mbështetje për projekte kulturore-artistike sportive, rinore dhe turistike”.

Në të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në 3-vjeçarin e fundit vitet 2019-2022, Shoqata “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm” “Albanian Sustainable Development Organization” “A.S.D.O”, me NIPT L12317451Q me themeluese dhe përfituese të vetme bashkëshorten e tij Ada Ilia, ka përfituar për tre vite radhazi, projekte kulturore-rinore me vlerë nga 20 MILIONË LEKË deri në 30 MILIONË LEKË e mbi 142 MILIONË Lekë transaksione në total nga institucionet shtetërore.

Më poshtë të dhënat zyrtare të Thesarit:

Sipas Historikut të Regjistrit të OJF-ve, pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 19.05.2017, Ermir Puka është larguar nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të Shoqata “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qendrueshëm” “Albanian Sustainable Development Organization” “A.S.D.O”, pas punësimit në Bashkinë e Tiranës me misionin e qartë për të përfituar nga fondet publike të Bashkisë Tiranë duke përdorur “Shoqatën Jo-fitimprurëse” të bashkëshortes së tij, Ada Ilia.

Kjo përbën shkelje të hapur të ligjit dhe moralit që Kryetari pretendon të ketë nga stafi i tij dhe e proklamon në media si arritje duke e justifikuar Bashkinë Tiranë si më të “ndershmen” kur drejtorët e tij vjedhin vetë brenda institucionit ku punojmë.

Kryetar më emëro drejtor të të ngjaj i thonë këtij muhabeti?!

Cilat do të jenë masat që do të marrë drejtësia për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili i jep taksat e qytetarëve OJF-së që drejtori i tij ka kaluar në emër të gruas?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.