E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thellohet tragjedia në Itali/ Humbin jetën 58 persona nga përmbytja e anijes
Bota

Thellohet tragjedia në Itali/ Humbin jetën 58 persona nga përmbytja e anijes

Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija me 180 emigrantë.

BBC raporton se të paktën 58 emigrantë, përfshirë edhe një foshnjë, kanë humbur jetën.

Një roje bregdetare tha se 80 persona ishin nxjerrë të gjallë, përfshirë disa që arritën vetë në breg pas fundosjes së anijes.

Emigrantët ishin kryesisht nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani. Presidenti Sergio Mattarella tha se shumë persona po iknin nga Afrika në Itali për shkak të “kushteve shumë të vështira”.

Anija raportohet të jetë fundosur pasi u përplas me shkëmbinj gjatë motit të keq pranë qytetit bregdetar të Crotones, në rajonin e Kalabrisë.

Ndërkohë, policia doganore ka deklaruar se ka arrestuar një të mbijetuar me akuzën e trafikimit të emigrantëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.