E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës
Lajme

Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës

Pse SPAK nuk mund ta marrë në dorë dosjen

Familjarët e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit 2011, i kanë kërkuar SPAK të marrë në dorë dosjen hetimore të vrasjes në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Lidhur me këtë kërkesë, kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër Mark Nikës, xhaxhait të viktimës.

Dumani deklaron se këtë dosje nuk mund ta marrë në shqyrtim SPAK, ndërsa argumenton pse hetimet i kryen Prokuroria e Tiranës.

Sipas tij, kjo çështje i kalon SPAK vetëm nëse do të ketë elementë të tjerë që përfshijnë ish-kryeministrin, ish-ministra dhe ish-zyrtarë.

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit”, thuhet ndër të tjera në letër./ CNA.al

Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës/ Pse SPAK nuk

Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës/ Pse SPAK nuk

Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës/ Pse SPAK nuk

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.